Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është në procesin e hartimit të Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 - 2025

Shkup, 29 korrik 2022

MSHIA-ja si pikë nacionale e kontaktit dhe si Qendër resoriale për Menaxhimin me Kualitet, Planin e Parë Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 – 2025, e realizon me mbështetjen e Programit  ,,In-country support“, të Shkollës Rajonale të Administratës Publike ReSPA, e cila me sigurimin e ekspertizës e ndihmon procesin e definimit të aktiviteteve, të cilat do t’i përmban Plani Nacional.

Qëllimi kryesor i këtij Plani Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 – 2025, është përmirësimi i efikasitetit të punës së intitucioneve dhe ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sot, u realizua takimi i parë i grupit punues ku anëtarët do të japin ‘pjesën‘ e tyre në hartimin e Planit Nacional, ndërsa aktivitetet do të përfshihen edhe në Strategjinë e Re të Reformave të Administratës Publike.