Ministri Aliti në Tetovë e vizitoi zyrën “Një pikë për shërbime”
Tetovë, 3 gusht 2022
 
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës (MSHIA), Admirim Aliti sot në Tetovë ka vizituar zyrën " Një pikë për shërbime" ku prej afër ka pasur mundësinë që të shoh funksionimin e kësaj zyre.
 
 
"Një pikë për shërbime" mbetet një nga projektet më të dobishme të MSHIA, duke qenë se është një urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve.
 
Kjo zyrë gërsheton një numër të madh të shërbimeve dhe informacioneve nga institucione të ndryshme, gjë e cila mundëson adresim më të thjeshtë të kërkesave, kursen kohën dhe lehtëson jetën e qytetarëve, por njëkohësisht rrit efikasitetin dhe efektivitetin e punës së administratës. “, deklaroi ministri Aliti.
 
"Përpjekjet tona duhet të vazhdojnë në rritjen e numrit të shërbimeve që ofrohen për qytetarët" ka theksuar ministri Aliti, përderisa i uroi punë të mbarë kësaj zyre.