MSHIA bartëse e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në programin DIGITAL
Shkup, 3 gusht 2022
 
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL) e përgatitur nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.
 
Digital Europe (DIGITAL) e përgatitur nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.
 
Programi DIGITAL, paraqet program të ri të Bashkimit Evropian drejt afrimit të teknologjive digjitale me bizneset, qytetarët dhe administratës publike, si hapa kyç drejt avancimit të jetesës dhe punës, sidomos kur pandemia KOVID 19 na dëshmoi se sa është i rëndësishëm zhvillimi dhe njohja e teknologjisë dhe sa është e rëndësishme që Evropa të mos varet nga sisteme dhe vendime që vijnë prej regjioneve tjera në botë.
 
Programi DIGITAL siguron financim strategjik duke përkrahur projekte në pesë sfera kyçe me kapacitet:
- superkompjuter;
- intelegjenca artificiale;
- siguria kibernetike;
- aftësi të avancuara digjitale dhe
- sigurimi i përdorimit të përgjithshëm të teknologjive në ekonomi dhe shoqëri e sidomos përmes Qendrave Inovative Digjitale.
 
 
Qëllimi është që të shpejtohet rimëkëmbja ekonomike duke pasqyruar transformimin digjital të shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjell përfitime për të gjithë sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
 
Anëtare të programit janë të gjitha vendet anëtare të BE-së, në mënyrë plotësuese anëtare janë edhe vendet anëtare të Bashkësisë Ekonomike Evropiane dhe ekziston mundësia edhe për të treguar interes dhe anëtarësim të gjitha vendeve kandidat për anëtarësim si dhe vendeve nga programi për fqinjësi të mirë.
 
Me miratimin e këtij informacioni, Qeveria e ka nisur procesin e bisedimeve me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin DIGITAL. Kjo do të krijoje mundësi për financimin e projekteve te të gjitha kompanitë, institucionet dhe organizatat qytetare të cilat do të aplikojnë me projekte për digjitalizim, në shpalljet në korniza të programit.