Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot realizoi një takim pune me Marija Manevska -Sekretare Gjenerale në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, me të cilën diskutuan për gjendjen e të punësuarve në sektorin publik.
Rritja e efikasitetit në punën e administratës dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve mbeten prioritetet tona, andaj në këtë takim, bashkëbiseduesit u fokusuan në mundësit për të thelluar bashkëpunimet.
Palët u pajtuan që do të mbeten në kontakt të vazhdueshëm për të reflektuar në rezultate pozitive në këtë drejtim.