Ministri Aliti pjesëmarrës në eventin e organizuar në Tiranë: Dialogjet e Agjendës Digjitale - ,,Shërbimet publike tërësisht të digjitalizuara”

Tiranë, 23 shtator 2022

Sot në Tiranë, bashkë me ministren e Standardeve të Shërbimeve në Shqipëri – z-nj. Milva Ekonomi, pjesë e panelit të diskutimit ishte ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, ku u diskutua lidhur me shërbimet e digjitalizuara publike.

Ky panel diskutimi ishte i organizuar në suaza të ICEDA (Increasing Civic Engagement for the Digital Agenda), në të cilin u diskutua për sfidat, rreziqet dhe planet, me qëllim të sigurimit të shërbimeve digjitale kualitaive dhe funksionale, të cilat e reduktojnë kohën dhe e lehtësojnë jetesën e qytetarëve.

Ministri Aliti, e theksoi përkushtimin e MSHIA-së dhe rëndësinë e praktikave ndërmjet vendeve të rajonit, për të qenë sa më afër me përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës