Më 22 dhe 23 shtator 2022 u mbajt punëtori për riorganizimin e Ministrisë së Ekonomisë në kuadër të projektit IPA “Mbështetje për Riorganizimin e Shtetit”

Raporti për riorganizimin e sistemit ministror të Ministrisë së Ekonomisë (ME), i hartuar në kuadër të projektit IPA "Mbështetje për Riorganizimin e Shtetit", parashikon disa propozime për riorganizimin e strukturës së ME-së, krijimin e Drejtorive për të gjitha fushat e politikave, të cilat i përfshijnë të gjitha nënpolitikat, duke ofruar kështu mundësi për drejtim të integruar të menaxhimit të politikave për të cilat ato janë përgjegjëse. Për funksionet horizontale, propozohet krijimi i një Drejtorie për mbështetje administrative. 

Në Ministrinë e Ekonomisë është ngritur një grup pune për zbatimin e propozimeve të sipërpërmendura me mbështetjen e ekspertit Juris Stinka, ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë së Letonisë. Grupi i punës ka mbajtur një mbledhje më 8 korrik 2022 për të shqyrtuar propozimet e ekspertëve dhe për të rënë dakord për hapat e ardhshëm. Propozimet u diskutuan edhe me Sekretaren Shtetërore të MPB-së, znj. Razmena Çekiq Duroviq dhe ministrin e Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi. U konstatua se duhet ende punë para se të sillet vendimi për strukturën e Ministrisë: analiza e funksioneve, analiza e detyrave të punës, rishikimi i prioriteteve dhe analiza e burimeve ekzistuese.

Më 27 korrik 2022, Ministri Bekteshi miratoi planin e punës për riorganizim, i cili parashikon relizimin e aktiviteteve në vijim deri më 30 qershor 2023:

- Analiza funksionale dhe analiza e detyrave të punës të të gjitha njësive strukturore të ministrisë;

- Identifikimi i prioriteteve ku duhet të ndahen burime shtesë;

- Identifikimi i funksioneve për zbatim, të cilat mund t'u delegohen agjencive;

- Përcaktimi i kritereve për strukturën (fushat e politikave, numri i punonjësve në njësitë strukturore);

- Projekti i strukturës së re për ministrinë.

- Miratimi i strukturës së re të ministrisë.

- Përpilimi dhe miratimi i listave të punonjësve, përshkrimi i vendeve të punës dhe dokumente të tjera të brendshme.

- Organizimi i transferimit të punonjësve në pozicione të reja.

Puna rreth analizës funksionale dhe e analizës së detyrave të punës është në vazhdim e sipër dhe riorganizimi i strukturës së ministrisë kërkon angazhimin e të gjitha njësive strukturore.

Seminarin e hapën Sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Arsimit, znj. Razmena Çekiq Duroviq, udhëheqësja e ekipit të projektit IPA, Dr. Sllagjana Taseva dhe këshilltarja në MSHIA, znj. Laura Ajdini.

Znj. Razmena Çekiq Duroviq theksoi se: “Riorganizimi do të përmirësojë efikasitetin e ministrisë, do të qartësojë funksionet e saj dhe do të mundësojë përdorimin më efikas të burimeve”.

Z. Drilon Iseini, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veri Perëndimore  dhe znj. Daniella Mihajllovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë shprehën pritshmëritë e tyre për riorganizimin aq të nevojshëm të Ministrisë së Ekonomisë, për të siguruar që Ministria t'i jap mbështetje më efikase biznesit.