Urimet e ministrit Aliti adresuar sekretares së re të përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit – zonjës Dorin Bogdan-Martin

Bukuresht, 29 shtator 2022

Në krye të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për herë të parë do të jetë e emëruar një femër, e cila do ta udhëheqë Unionin në shërbim të avancimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Bashkë me përfaqësuesit e 193 vendeve anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) në botë, në suaza të Konferencës së Përgjithshme në Bukuresht, për sekretare të përgjithshme e zgjodhëm zonjën Dorin Bogdan-Martin, e cila do të udhëëheqë me organizimin e mandatit të ardhshëm 2022-2026”, kumtoi ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti.

 

 

Me këtë rast, ministri Aliti në fjalimin e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ia uroi zgjedhjen zonjës Dorn Bogdan-Martin, duke i uruar sukses në misionin e saj dhe duke shpresuar se kontributi i saj do të ketë ndikim poziti në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare. 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës