Ministri Admirim Aliti u takua me ambasadoren e Zvicrës – Ekselencën e saj Veronique Hulman
Shkup, 17 tetor 2022
Sfidat aktuale, planet e ardhshme dhe projektet е MSHIA-së, ishin temat e takimit të sotëm, të zhvilluara ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe ambasadores së Zvicrës – Ekselencën e saj Veronique Hulman.
Gjatë kohës së diskutimeve, ministri e njohu ambasadoren edhe me projektet lidhur me digjitalizimin dhe me reformat e administratës publike.
,,Këto projekte janë prioritet i Ministrisë dhe kanë për qëllim që të rrisin demokracinë në vend, të sigurojnë transparencë, institucione përgjegjëse, profesionale dhe shërbime kualitative për të mirën e qytetarëve”, theksoi ministri Aliti.
Zvicra është mbështetëse e përhershme e vendit tonë në reformat, në zhvillimin ekonomik dhe demokratik, pikërisht për këtë Aliti theksoi se raportet e mira ndërmjet shteteve do të mbeten dhe do të intensifikohen edhe më tej. Në këtë kontekst, takimet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej mbi përforcimin e këtyre marrëdhënieve bilaterale.