Ministri Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën “ Në shërbim të kujt është balancuesi ”
Shkup, 28 nëntor 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën : “ Në shërbim të kujt është balansuesi “, nën organizimin e Shoqatës së Qytetarëve CIVIL-Qendra për liri Shkup.
“Gjendja momentale e përfaqësimit të drejt dhe adekuat duhet analizuar. Si dhe praktikat dhe mekanizmat e ngjashëm si dhe implementimi i tyre në vendin tonë të cilat janë në fokusin e interesit të opinionit ”, deklaroi midis tjerash ministri Aliti dhe shtoi:
” Përfaqësimi i qytetarëve nëpër institucione dhe punësimi i tyre pa dallim nacionaliteti, ngel një tregues i demokracisë dhe vlerave shoqërore të një shteti multietnik.”