Ministri Aliti i mirëpriti studentët e Universitetit FON

Shkup, 30 nëntor 2022

Studentët e Fakultetit Juridik pranë Univeristetit FON, sot ishin në vizitë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të mirëpritur nga ministri Admirim Aliti, ku nga afër u njohën me punën dhe me politikat e ministrisë.

Ministri Aliti, i njoftoi studentët se MSHIA-ja është krijuese e politikave dhe bartëse e proceseve të rëndësishme në sferën e digjitalizimit, të administratës publike dhe mediave, me ç’rast theksoi se planet dhe strategjitë, në të cilët aktualisht jemi të angazhuar, janë thelbësore dhe vendimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

,,Me bindjen se të rinjtë dhe studentët janë shpresa e vendit tonë, urova që secili prej tyre në të ardhmen të mund të kontribuojë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë dhe të shtetit, pikërisht për këtë u dëshirova shumë suksese në studime dhe në ndërtim të karaktereve të tyre, duke potencuar më tej se dyert e institucioneve do të jenë gjithmonë të hapura për studentët dhe për universitetet”, theksoi ministri Admirim Aliti.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës