MSHIA i bashkëngjitet fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Shkup, 9 dhjetor 2022
MSHIA i bashkëngjitet fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke shprehur vullnetin dhe mbështetjen e plotë në këtë nismë, në ngritje të ndërgjegjësimit ndaj çdo akti të dhunës, për t’i dhënë fund këtij kulti jo human, pasojat e të cilit prekin një shoqëri të tërë.
Dhuna ndaj grave mbetet një nga shkeljet më të tmerrshme dhe më e turpshme e të drejtave të njeriut, një fyerje ndaj civilizimit, progresit dhe demokracisë, ndaj nën ngjyrën portokalli, si ngjyrë e shpresës dhe optimizmit, shënojmë këtë ditë duke bërë thirrje për mobilizim të gjithmbarshëm shoqëror e institucional dhe përfshirje e vetëdijesim kundër këtij mjedisi të dhunshëm dhe fuqizim të zërit në raste të tilla.
Dhuna nuk është e tolerueshme, në asnjë kontekst, asnjë rrethanë, nga asnjë person, ndaj theksoj se duhet të jemi të bashkuar për ta forcuar drejtësinë, avancuar barazinë dhe për të eliminuar mundësitë që të lejohet ky fenomen.
#StopViolenceAgainstWomen
#OrangeTheWorld
#16Day