Ftesë për të marrë pjesë në një trajnim bazë falas online për zyrtarët administrativë me temën "Higjiena Kibernetike".

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për  Udhëheqjen e Sektorit të Sigurisë - DCAF (DCAF Geneva Center for Security Sector Governance), në periudhën dhjetor 2022 - mars 2024, për administratën publike të Maqedonisë, organizon dhe ju fton të merrni pjesë në  trajnimin bazë online falas për nëpunësit administrativ me temën "Higjiena Kibernetike".

Në kontekstin nacional, ky trajnim është në funksion të rumbullaksimit të qëllimeve kryesore të Strategjisë  Nacionale për Siguri Kibernetike të Republikës së Maqedonisë 2018-2022 dhe në funksion të arritjes së qëllimeve kryesore të projektuara në Strategjinë Nacionale të Sigurisë Kibernetike të   Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023-2027.

Trajnimi është përgatitur nga Qendra e Gjenevës për Udhëheqjen e Sektorit të Sigurisë - DCAF, duke përfshirë administratat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në kuadër të projektit "Udhëheqja e  mirë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor".

Qëllimet e trajnimit janë ngritja e ndërgjegjësimit në administratë për sfidat e kërcënimeve kibernetike, njohja e tyre dhe mundësitë për mbrojtje duke praktikuar aftësitë dhe mjetet bazë për Mbrojtje Kibernetike.

Kurrikula e trajnimit ka qasje interaktive dhe mund ta ndiqni në gjashtë gjuhë dhe atë, në gjuhën angleze, në gjuhën maqedonase, në gjuhën  shqipe, në gjuhën malazeze, në gjuhën  sërbe dhe në gjuhën boshnjake.

Për informimin tuaj më të detajuar dhe përcjelljen më të lehtë të trajnimit, ju ofrojmë dy udhëzues (manuale) në format PDF në maqedonisht, shqip dhe anglisht, përkatësisht:

- Udhëzues i kërcënimeve kibernetike: identifikimi dhe lufta kundër  rreziqeve për përdoruesit në sektorin publik dhe privat dhe qytetarët

- Udhëzues i Sigurisë në Internet: Higjiena Kibernetike për Institucionet Publike dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

Trajnimin mund ta ndiqni gjatë orarit të punës dhe nga vendi i punës, por edhe brenda kohës tuaj private, nëse ky është vendimi juaj personal!

Për të qenë në gjendje t'i bashkoheni trajnimit, hyni në linkun e mëposhtme, zgjidhni gjuhën që ju përshtatet për ta ndjekur atë dhe regjistrohu (Sing Up):

https://www.dcaf.ch/cyber-hygiene-course-civil-servants

Ju  urojmë  trajnim  të suksesshëm dhe përfitim profesional e personal në fushën e sigurisë kibernetike!