ReSPA- Ka nisur procesi i regrutimit
Të nderuar anëtarë të Bordit Udhëheqës,
Me kënaqësi ju informojmë se dje e nënshkruam marrëveshjen për Grantin Aksionar ( të nënshkruar nga KE me 14 dhjetor), me çka u kompletua nënshkrimi për Grantin. Data e implementimit të Grantit nis nga 1 janari i vitit 2023, me çka sigurohet vazhdimi pa pengesa i aktiviteteve të përforcuara regjionale për përkrahje nga ana e ReSPA.
Për më tepër, me kënaqësi ju informojmë se pas miratimit të Vërejtjes për evidentim në lidhje me punësimin e personelit për projektin, si dhe Profilet e vendeve të punës, në takimin e fundit të 55 të GB SL që u mbajt me 14 dhjetor të vitit 2022, Sekretariati i ReSPA e ka nisur procesin e regrutimit për pozicionet e lira të punës sipas marrëveshjes për grant nga KE:
- 3 pozicione ndërkombëtare ( Nëpunës për menaxhim me partner dhe njohuri, Nëpunës për inovacione dhe digjitalizimin e politikave publike, Nëpunës për komunikim dhe dukshmëri) dhe
- 1 pozicion teknik (Asistent i projektit).
Konkurset së bashku me profilet për vendet e punës janë të publikuara në këto linqe:
- Nëpunës për inovacione dhe digjitalizimin e politikave publike https://www.respaweb.eu/0/tenders/320/vacancy-announcement-public-policies-innovations-and-digitalization-officer
- Nëpunës për menaxhim me partner dhe njohuri https://www.respaweb.eu/0/tenders/319/vacancy-announcement-partnership-and-knowledge-management-officer
- Nëpunës për komunikim dhe dukshmëri https://www.respaweb.eu/0/tenders/317/vacancy-announcement-communication-and-visibility-officer dhe
- Asistent i projektit https://www.respaweb.eu/0/tenders/318/vacancy-announcement-project-assistant
Ju lutem ta keni parasysh se konkurset për vendet e lira të punës do të janë të hapura deri me 20 janar të vitit 2023 në ora 17:00.