Aliti : Sporti i bashkon etnitetet, religjionet dhe të gjitha bashkësitë nën emocione të përbashkëta
Shkup, 28 dhjetor 2022
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti mbrëmë mori pjesë në një ngjarje e organizuar nga Agjencia për rini dhe sport, ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për sportistët e vitit.
Duke i uruar sportistëve të cilët ishin të shpërblyer, ministri Aliti theksoi se sporti ngel njëra prej sferave më të fuqishme të përfaqësimit të një shteti dhe pastaj i bashkon etnitetet, religjionet dhe të gjitha bashkësitë nën emocione të përbashkëta.