U mbajt Debati publik për Draft versionin e Strategjisë Nacionale për zhvillimin e Teknologjive informative dhe të komunikacionit 2023-2027

Shkup, 29 dhjetor 2022

Prezantimi i Draft versionit të Strategjisë Nacionale për zhvillimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikacionit 2023-2027 dhe diskutimit për të njëjtën, ishte qëllimi e debatit të sotëm publik.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në debatin e sotëm publik theksoi se Qeveria e RMV, përmes MSHIA fuqishëm është e vendosur në angazhimet e saja për ti shfrytëzuar avantazhet e TIK industrisë dhe të krijoje një shoqëri të avancuar informatike dhe me këtë ta rris produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionet në sektorin privat dhe publik.

 

Ministri Aliti në këtë debat, së bashku me Drita Murtezani - këshilltare e posaçme për TIK si dhe ekspertët tjerë të brendshëm dhe të jashtëm, e prezantoi qëllimin dhe fokusin e kësaj strategjie.

“Investimi i gjithanshëm dhe racional në zhvillimin e mjedisit digjital, rritja e cilësisë dhe disponueshmërisë së shërbimeve publike, siç janë krijimi i mjedisit digjital që ofron akses dhe mundësi të përdorimit të shërbimeve elektronike, janë qëllimet mbi të cilat po punojmë me kujdes dhe përkushtim të veçantë me ekipin e sektorit të IT-së në MSHIA”, tha Aliti.

 

Ministri theksoi se Strategjia Kombëtare për TIK 2021 - 2025, fokusohet në përcaktimin e fushave prioritare në sektorin e TIK-ut, dhe ka për synim të përgatisë RMV-në, për një të ardhme digjitale të gjithanshme dhe të fuqizuar.

Ministri Aliti, mes tjerash potencoi se draft versioni i Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit 2023-2027 bazohet në katër shtylla të detektuara si kyçe për përshpejtimin e progresit social, mjedisor, industrial dhe teknologjik dhe krijimin e zgjidhjeve për një cikël të qëndrueshëm jetësor. :

-Lidhja digjitale dhe infrastruktura shtetërore e TIK-ut;
-Aftësitë digjitale – që qytetarët tanë të pajisen me aftësi digjitale dhe vetëm kështu mund të kemi një ndikim të lartë në produktivitet për të siguruar rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës;
-Qeveria digjitale – për modernizimin e mëtejshëm të administratës publike, rritjen e përdorimit të platformave digjitale dhe ndërveprimet inovative digjitale;
-Digjitalizimi i bizneseve, mundësuesit e TIK-ut dhe inovacioni digjital - duke u mundësuar kështu bizneseve tona të transformohen nga lojtarë lokalë në konkurrentë globalë.