Ministri Aliti u takua me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Shkup - ambasadorin Kilian Walh
Shkup, 16 janar 2023
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti ka takuar sot ambasadorin Kilian Walh, shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, me të cilin kanë biseduar për reformat, planet dhe sfidat nga të cilat priten ndryshime reale.
Ministri Aliti e njoftoi ambasadorin për obligimet dhe zhvillimin e politikave të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, veçanërisht për prioritetet e përbashkëta si administrata publike, gjegjësisht për finalizimin e Ligjit për zyrtarët administrativ dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, si dhe për strategjinë e re të reformës në administratën publike 2023-2030, dhe e falënderoi për mbështetjen e deritanishme të OSBE-së në këtë drejtim.
Në takim, Aliti e njoftoi atë se me procesin e riorganizimit dhe ligjet përkatëse që përfshihen në reforma, jemi optimistë se do të kemi sukses në krijimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, e cila para së gjithash plotëson nevojat e qytetarëve me standarde evropiane.
“Ne folëm edhe për çështjen e mediave, ku theksova se jemi të fokusuar dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë çdo veprimi që bëjmë, sepse media është vërtetë një nga komponentët tanë më të ndjeshëm”, tha Aliti.
Ministri theksoi se përkushtimi i OSBE-së është element vital në të gjitha proceset në vend dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, duke falënderuar ambasadorin për vizitën e tij, ku të dy u pajtuan që të ketë takime më të shpeshta.