REAGIM
Ne si Ministri e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe unë si ministër përgjegjës për ligjet që lidhen me median, dënojmë ashpër kërcënimet e drejtuara ndaj punonjësve të televizionit Kanal 5 nga një person fizik në rrjetin social “Facebook”.
Si një vend që qëndron për vlerat evropiane dhe hyrjen në Bashkimin Evropian, duhet të krijojmë një klimë të përshtatshme që gazetarët të kryejnë pa pengesa detyrat dhe funksionet e tyre.
Kërcënime të tilla kundër punonjësve të medias nuk kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe tolerancës.
Kërkojmë urgjentisht të gjitha organet kompetente të marrin masat e nevojshme dhe të hetojnë e ndriçojnë rastin deri në fund.
Fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.