Takim pune me prorektorët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

Shkup, 18 janar 2023

Mundësia e arritjes së një bashkëpunimi të frytshëm të ndërsjellë ishte në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti me prorektorët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), z. Mevludin Ibishi dhe z. Serdar Serdarorlu.

Në takimin i cili u zhvillua në frymë konstruktive, u diskutuan sfidat aktuale, planet dhe aktivitetet e mundshme në të ardhmen, ku ministri Aliti theksoi se MSHIA është e gatshme të mbështesë çdo universitet në realizimin e synimeve të tij.

“Çdo institucion që kontribuon në edukimin e gjeneratave të reja dhe krijimin e kuadrove për profesione të ndryshme është i lidhur ngushtë me synimet tona strategjike, ndaj është e rëndësishme të jemi sa më bashkëpunues në këtë drejtim”, theksoi ministri.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të ndërmarrë hapa konkretë.