Ministri Aliti i pranishëm në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

Shkup, 27 janar 2023

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot mori pjesë në Akademinë Komemorative, e cila u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

,,Tmerret e Holokaustit, vënë në pah ‘çoroditjen’ e vlerave njerëzore dhe keqpërdorimin e armëve për të arritur qëllime të caktuara, përkatësisht shfarosjen e një populli. Shqiptarët, në të kaluarën kanë qenë me hebrenjtë, por edhe në ditët e sotme dëshmojmë mbi qëndrimin tonë të drejtë edhe nëpërmjet shënimit të këtyre ngjarjeve të trishtueshme dhe po përcjellim porosinë për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim.

Gjuha e arsyes dhe e njerëzimit duhet të mbizotërojë në çdo periudhë historike. Nëpërmjet shënimit të kësaj ngjarje, ne ndalojmë dhe reflektojmë mbi Holokaustet bashkëkohore në formën e eksploatimit të dhunës njerëzore.  Ngjarjet, të cilat nuk shënohen, janë të lëna në harresë dhe ka shumë gjasa të përsëriten. Lutemi që Holokausti asnjëherë më të mos përsëritet", theksoi ministri Aliti.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës