Ministri Aliti sot mori pjesë në shënimin e 78-të vjetorit të Servisit të Tretë të Programit të Radio Shkupit, Programit në Gjuhën Shqipe

Shkup, 27 janar 2023

,,Kaluan plot 78 vite prej kur kjo media i informon qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me të gjitha aktivitetet e rëndësishme kulturore, ekonomike, politike dhe sportive”, theksoi ministri Aliti.

Ministri theksoi se gjatë këtyre viteve nga Radio Shkupi dolën një numër i konsiderueshëm i gazetarëve profesionistë, të cilët në mënyrë maestrale e kanë ushtruar dhe vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën dhe se Radio Shkupi në një mënyrë shërben edhe si shkollë e gazetarisë për gjeneratat e ardhshme.

Ministri i uroi të punësuarit, për punën e palodhur shumëvjeçare dhe potencoi mbi rëndësinë e kësaj radioje në informimin e saktë dhe të drejtë të qytetarëve.

,,Theksojmë se detyra jonë si MSHIA dhe e të gjithë faktorëve të cilët duhet të jenë të përfshirë është që të mundësojmë transmetimin 24 orë të Radio Shkupit, - theksoi Aliti.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës