Zëvendësi i ministrit Bajdevski – pjesëmarrës në Panelin 1: „Integrimet në BE dhe Proceset Reformuese“, organizuar në suaza të konferencës vjetore ,,Viti i mundësive të reja“

Zëvendësi i ministrit Aleksandar Bajdevski, theksoi se MSHIA-ja në kontinuitet po punon për të siguruar administratë publike moderne  dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, e cila siguron shërbime të shpejta dhe kualitative për qytetarët dhe për subjektet afariste.

 

Zëvendësi i ministrit, mes tjerash i vuri në pah aktivitetet e Strategjisë së Re të Reformave të Administratës Publike (2023-2030), me ç’rast janë marrë parasysh konstatimet dhe rekomandimet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe mbështetjen e ReSPA-së dhe SIGMA-së. Gjithashtu, iu referua rëndësisë së  Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Nëpunësit Administrativë, të cilët janë në fazën finale, si dhe Draft-Versionin e Ligjit për Sistemin e Pagave në Sektorin Publik, për të cilin do të organizohen debate publike me të gjithë palët e përfshira. Zëvendësi i ministrit Bajdevski, e theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të Riorganizimit dhe Optimizimit të Organeve të Administratës Shtetërore, të Agjencive dhe të Shërbimeve të Inspektimit, i cili po realizohet në suaza të IPA Projektit ,,Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror”.

,,Qëllimi ynë është të krijohet “administratë e depolitizuar “e cila do të jetë transparente dhe llogaridhënëse, ku do të sundojë sistemi evropian i vlerave, merit sistemi dhe transparencë më e lartë”, theksoi Bajdevski.

 

Në kontekst të digjitalizimit, është hartuar Projekt-Strategjia Nacionale e TIK-ut 2023 -2027 dhe aktualisht është e publikuar në Regjistrin Unik Nacional Elektronik (ENER), ndërsa është siguruar edhe pjesëmarrja në Programin Evropa Digjitale, finansuar nga Bashkimi Evropian mbi përafrimin e teknologjisë digjitale drejtuar bizneseve, qytetarëve dhe administratës publike dhe përshpejtimit të rikuperimit ekonomik. Sistemi i Regjistrit Qendror të Popullsisë është zgjeruar me funksionalitete, të cilët mundësojnë integrim të shpejtë në sistemin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

,,Ky është Sistemi i parë ISO 27001 i certifikuar në ministri. Rëndësinë e sistemit e njohën dhe e vlerësuan edhe organizatat ndërkombëtare SIGMA dhe ReSPA, të cilat vitin e kaluar ndanë Shpërblimin special – Mirënjohje mbi Mundësuesin e Transformuesit Digjital dhe Rritjes së Aksesit në të Dhënat. Sistemi po funksionon me sukses ka tre vite, ndërsa deri më tani janë ndarë të dhëna për 14,300.000 qytetarë”, theksoi Bajdevski.

Në kontekst të Portalit Kombëtar të e-Shërbimeve, theksoi se portali po përdoret në mënyrë aktive nga qytetarët dhe nga bizneset, ndërsa numri i shërbimeve digjitale është rritur dhe ka arritur në 227 shërbime.

,,Për 88 shërbime mund të aplikohet drejtpërsëdrejti nëpërmjet Portalit Kombëtar të e-Shërbimeve Uslugi.gov.mk,ndërsa për 139 e-shërbime mund të aplikohet në sisteme të jashtme informacioni të institucioneve. Për herë të parë është siguruar konkurim i kompletuar për programet e Ministrisë së Kulturës, të vijojë nëpërmjet procesit ‘on-line’. Në vitin 2022 janë zhvilluar gjithsej 42 shërbime elektronike, prej të cilave 22 shërbime elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 20 e-shërbime të Ministrisë së Kulturës.

Sa i takon Platformës së Interoperabilitetit, mundësi për shkëmbimin e të dhënave kanë 52 institucione, përfshirë edhe kompanitë private ku kanë mundësi të shkëmbejnë të dhëna dhe informacione. Në suaza të Projektit IPA 2017: Përmirësimi i e-Qeverisë, është zhvilluar softuer mbi digjitalizimin e regjistrave, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të regjistrave të institucioneve. Paralelisht, po punohet në zhvillimin e 135 shërbimeve të reja elektronike”, theksoi Bajdevski.