Diskutim me komunitetin akademik mbi "Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2023-2027"
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në bashkëpunim me anëtarët e Grupit Punues, përgjegjës për hartimin e Strategjisë Nacionale mbi Sigurinë Kibernetike të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023 – 2027, më datë 30.01.2023, në Klubin e Deputetëve, organizuan takim pune, në të cilin të pranishëm ishin profesorë të sektorëve akademikë dhe persona të tjerë të rëndësishëm nga sfera e kibernetikës.
Në takim u elaborua Projekt-Versioni i Strategjisë Nacionale mbi Sigurinë Kibernetike të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023 – 2027 dhe njëkohësisht u ofrua mundësia që në takim të pranishmit e sektorit akademik, t’i prononcojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre në kontekst të së njëjtës.
Ky takim u organizua me qëllim që të mundësohet proces transparent gjatë hartimit të dokumentit strategjik, ku të gjithë palët e përfshira dhe profesionistët e sferës, do të mund t’i jepnin komentet e tyre dhe do të kontribuonin në hartimin e Strategjisë efikase, e cila më tej do të gjejë zbatim adekuat në praktikë.
Grupi Punues i ka ma marrë parasysh të gjitha vërejtjet e parashtruara nga të pranishmit, si dhe u theksua se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, deri sa të realizohet dhe të finalizohet Strategjia Nacionale e Sigurisë Kibernetike e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2023 - 2027.