Ministri Aliti nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare

Tel Aviv, 3 shkurt 2023
 
Në Tel Aviv është nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe Ministri i Telekomunikacionit i Izraelit Shlomo Karai.


 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Shtetit të Izraelit, duke marrë parasysh zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e komunikimeve elektronike dhe postës, si faktor kryesor për nxitjen e tregtisë dhe shkëmbimeve teknike, si dhe për zhvillimi ekonomik dhe social i çdo vendi, vendosën të rrisin bashkëpunimin e tyre nëpërmjet kësaj marrëveshjeje.
 
Ndër të tjera, marrëveshja synon shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave në lidhje me komunikimet elektronike dhe shërbimet postare dhe modernizimin e tyre.