Shpërndaje:

SEKRETARE SHTETËRORE

Elena Mançeva, më 30 tetor 2020-të, emërohet sekretare shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sa i takon arsimit, ajo është inxhiniere e diplomuar në informatikë. Ka lindur në Koçan, më datë 07.03. 1979-të. Arsimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në Koçan, ndërsa studimet i vazhdon në Institutin e Informatikës në Fakultetin Matematikoro-natyror pranë Universitetit ,,Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup. Në v.2017-të, magjistron në Fakultetin juridik pranë Universitetit ,,Goce Dellçev” në Shtip në programin studimor Administratë publike, me temë ,,Përgjegjësia e administratës shtetërore dhe publike (struktura ligjore, gjendja aktuale dhe perspektivat)”.

Akoma si studente, bëhet pjesë e grupit, i cili përgjigjej në Pyetësorin e Komisionit Evropian, në Sektorin e atëhershëm të eurointegrimeve, të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë. Në vitin 2006-të, punësohet në Sekretariatin për çështje evropiane dhe aty punon deri në vitin 2011-të. Prej vitit 2011-të deri në emërimin e tanishëm është e punësuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa në tre vitet e fundit është këshilltare e ministrit për TIK-un. Është anëtare e e-Government grupit pranë RESPA-së dhe pikë komponente e kontaktit për Agjendën Digjitale në Organin koordinues për ndërtimin dhe implementimin e Sferës Ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Elena Mançeva, ka ndjekur dhe përfunduar me sukses trajnime të ndryshme siç janë: Menaxhimi me cikël projektues (Kube GTZ), Planifikimi strategjik (CIRa), Masat antikoruptuese dhe etika në shërbimin shtetëror (MSHIA), Menaxhimi me kualitet (RESPA), Shkolla sezonale për zhvillim të shpejtë (RESPA). Përveç këtyre, ka ndjekur dhe përfunduar me sukses punëtori dhe trajnime nga Microsoft, ndër të tjera edhe: Planning, Implementing and Maintaining a Microsoft Windows Server 2003 Active Directory Infrastructure, Designing Security for Microsoft Network, Implementing and Managing Microsoft Exchange Server 2003, Implementing Microsoft Internet Security and Acceleration Server 2004, Designing and Managing a Windows Public Key Infrastructure, Designing IT Platform Collaborative Applications with Microsoft SharePoint Server 2003 dhe të tjera.

Paga neto e sekretares shtetërore është 59,947.00 denarë.