Shkup, 8 shtator 2021
Të dashur bashkëqytetarë,
Gëzuar “8 Shtatori”, dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Sot shënojmë 30 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Në festimin e këtij përvjetori jubilar, kemi mundësinë të kthejmë kokën pas dhe të shohim rrugën e vështirë përgjatë së cilës kemi ecur për të arritur sukseset e sotshme.

















