Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > Njoftim për dorëzimin e Planit vjetor të trajnimit të nëpunësve administrativë për vitin 2019-të

Njoftim për dorëzimin e Planit vjetor të trajnimit të nëpunësve administrativë për vitin 2019-të [1]

Shkup, 28 nëntor 2018

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), rikujton detyrimin ligjor të nenit 58 paragrafi (1) të Ligjit për Nëpunësit Administrativ ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015, 154/2015, 5/2016, 142/2016 dhe 11/2018), për miratimin e Planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativë nga organet dhe institucionet të nenit (3) paragrafi (1) të të njëjtit ligj dhe me mendimin e marrë paraprakisht nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Me këtë qëllim, MSHIA miratoi  Planin vjetor për trajnime gjenerike të nëpunësve administrativë për vitin 2019-të. [2]

Njëkohësisht, e kemi të caktuar afatin ligjor për përgatitjen e planeve individuale për zhvillim profesional dhe të përcaktuara në "Rregulloren për mënyrën e kryerjes së intervistës gjysmë-vjetore, forma dhe përmbajtja e raportit gjysmë-vjetor, kriteret më të afërta për vlerësimin e nëpunësit administrativ, kriteret për vlerësimin më të afërt të nëpunësit administrativ në institucionet me më pak se 20 nëpunës administrativ, forma dhe përmbajtja e formularëve të vlerësimit, forma dhe përmbajtja e raportit me renditjen e vlerësimeve vjetore, si dhe përmbajtjen e raporteve dhe vlerësimeve dhe mënyra e vlerësimit të nëpunësve administrativ në rrethana të tjera"("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 63/2018).

Në bazë të nenit 2 paragrafi (1): "Nga ana e drejtpërdrejtë e eprorit nëpunës shtetëror, përkatësisht udhëheqësi nëpunës administrativ, përkatësisht sekretari ose personi udhëheqës i institucionit në të cilin nuk emërohet sekretar, në rastet kur nëpunësi administrativ nuk ka epror nëpunës shtetëror (në tekstin në vijim: eprori) në periudhën prej 1 deri më 15 dhjetor, përcaktohen qëllimet dhe detyrat e punës për vitin e ardhshëm, si dhe planet individuale për aftësim profesional për të gjithë nëpunësit administrativ me të cilët udhëheq."

Duke pasur parasysh atë që u theksua më lart dhe për të marrë një mendim në kohën e duhur nga MSHIA, në afatet e përcaktuara me ligj; organet, institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, është e nevojshme që të paraqesin për mendim planin vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ për institucionin e tyre, deri më 26-të  dhjetor 2018-të.

Gjatë përgatitjes së Propozim-dokumentit, ju lutemi t’i ndiqni udhëzimet e “Rregullores për përmbajtjen dhe formën e Planit vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativë dhe raportin për realizimin e tij” (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 142/2014) dhe Propozim-dokumenti në mënyrë plotësuese të dërgohet në formë elektronike, në web-adresën: obuki@mioa.gov.mk [3] .

Shablloni për Planin vjetor për trajnimin e nëpunësve administrativ [4]

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratës

Shqip
  • информации [5]

Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2140
[2] http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/training/gpgo2019.pdf .
[3] mailto:obuki@mioa.gov.mk
[4] https://mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/templejt-_gpo.xlsx
[5] https://mioa.gov.mk/?q=sq/taxonomy/term/17