Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > Ministri Mançevski pjesë e karnavalit tradicional të Vevçanit: Kritikat e shprehura përmes maskave ne na bëjnë më të mirë në pushtet

Ministri Mançevski pjesë e karnavalit tradicional të Vevçanit: Kritikat e shprehura përmes maskave ne na bëjnë më të mirë në pushtet [1]

Vevçan, 13 janar 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot mori pjesë dhe u drejtua në Karnevalin tradicional të Vevçanit ,,Vasiliçarët 2019“.

Siç theksoi ministri Mançevski, karnevali i Vevçanit paraqet simbol të demokracisë, satirës dhe kritikës në Maqedoni.

"Në këtë skenë në Vevçan, mijëra maska ​​kanë defiluar gjatë qindra viteve të fundit. Ne, politikanët jemi motivi më i zakonshëm për këto maska dhe unë jam i sigurt se në maskat tuaja do të jenë edhe kolegë dhe ndoshta do ta njoh veten time. Ashtu dhe duhet të jetë. Karnevali i Vevçanit është pasqyrë e realitetit tonë dhe e politikave të çdo qeverie, pra edhe e kësaj aktuale. Jam i sigurtë se shumë maska ​​do të qeshin me mua sot, por edhe do të më bëjnë të mendoj rreth asaj ku gabojmë dhe çfarë mund të korigjojmë si Qeveri. Në fund të ditës, kritika na shërben për të bërë qeverisje më të mirë ", theksoi ministri Mançevski.

Në kuadër të Karnevalit të Vevçanit, nikoqiri, kryebashkiaku i Vevçanit Sasho Jankoski, organizoi dhe koktel, ku krahas ministrit Mançevski mori pjesë edhe zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski dhe ambasadorja e re e Britanisë së Madhe në Maqedoni Rejçel Galovej.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

 


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2152