Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > PIKË INFORMIMI PËR T’U OFRUAR KËSHILLA PRAKTIKE AUTORITETEVE PUBLIKE MBI ZBATIMIN E LPPA

PIKË INFORMIMI PËR T’U OFRUAR KËSHILLA PRAKTIKE AUTORITETEVE PUBLIKE MBI ZBATIMIN E LPPA [1]

Shkup, 14 janar 2019

Në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të procedurave administrative dhe zbatimit konsekuent të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA), Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej sot ka hapur pikë informimi (helpdesk) për t'u ofruar këshilla praktike autoriteteve publike mbi zbatimin e LPPA. [2]

Me qëllim që të sigurohet komunikim më i thjeshtë, efikasitet më i madh dhe më ekonomik, MSHIA ka hapur një adresë elektronike në të cilën autoritetet publike mund të adresohen, për të dërguar pyetje dhe komente lidhur me problemet me të cilat përballen gjatë zbatimit të LPPA. Pyetjet do të shqyrtohen nga ana e nëpunësve shtetërorë administrativë të punësuar në MSHIA, të cilët janë pjesë e ekipit për të mbështetur implementimin e LPPA.

Përgjigjet për pyetjet e marra gjatë një jave pune do të jepen deri në ditën e fundit të punës së javës së ardhshme të punës.

LPPA rregullon punën administrative dhe marrëdhëniet e saj me qytetarët. Në të kaluarën, sfida kryesore e Ligjit ishte respektimi i parimit të shtetit ligjоr, sipas së cilit aktet administrative duhet të bazohen në rregulloren pozitive ligjore.

Në këtë mënyrë, në kushtet e kufizimit të qeverisjes autoritare të administratës, garantohet parashikueshmëria e akteve administrative, siguria ligjore dhe sundimi i së drejtës.

Ligji bashkëkohor për procedurë të përgjithshme administrative (LPPA) duhet t'i përgjigjet sfidave bashkëkohore që lidhen me ndryshimet kulturore, teknologjike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit. Një nga këto ndryshime mund të përshkruhet si barazi më e madhe në marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe qytetarëve. Administrata bashkëkohore nuk e sheh më qytetarin si të nënshtruar ndaj autoriteteve publike.

Për administratën e sotme, qytetari paraqet vlerë. Ndryshimi tjetër është mënyra e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarit si rezultat i zhvillimit të shpejtë dhe revolucionar të teknologjisë informatike dhe komunikative, si dhe rritjes dhe përshpejtimit të ndjeshëm të të gjitha llojeve të marrëdhënieve të rregulluara në shoqëri.

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2155
[2] http://mioa.gov.mk/?q=sq/zoup