Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > MSHIA zgjeron sistemin e mikro-mësimit për të gjithë të punësuarit në administratën publike

MSHIA zgjeron sistemin e mikro-mësimit për të gjithë të punësuarit në administratën publike [1]

Shkup 16 janar 2019

Në vitin 2019-të, MSHIA-ja zgjeron sistemin e mikro-mësimit për të punësuarit e administratës publike. Lista po rritet me të gjitha institucionet të cilat deri tani nuk ishin të regjistruara, gjithçka është me qëllim që secili i punësuar në administratën publike të ketë qasje tek trajnimet të cilat i ofron MSHIA-ja. Aktualisht MSHIA-ja disponon me 42 kurse të ndryshme.

Sistemi i mikro-mësimit mundëson përmirësimin e njohurive në administratë përmes leksioneve të shkurtëra gjatë orarit të punës.

Ky lloj i të mësuarit mundësohet nga një zgjidhje softuerike e zhvilluar (KnowledgePulse) e cila në kompjuterin individual personal i mundëson nëpunësit të ndjekë kurse dhe të mësojë duke iu përgjigjur pyetjeve. Në këtë mënyrë, mësimi është i thjeshtë dhe i arritshëm për të gjithë të punësuarit në administratë. Duke pasur parasysh këtë, përmes rritjes së njohurive të të punësuarve, me sukses menaxhohet me reformat e administratës publike dhe përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i ndërtimit të kapaciteteve në sektorin publik dhe njëkohësisht sigurohet përfitim i investimeve në trajnime.

Realizimi i trajnimeve përmes sistemit të mikro-mësimit është i përpërfshirë në të gjithë sistemin e trajnimit, përkatësisht rregullohet me Rregulloren për mënyrën e realizimit të trajnimeve në klasë dhe përmes sistemit elektronik të menaxhimit të trajnimit.

Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në linkun: http://mioa.gov.mk/?q=mk/knowledge-pulse [2]

Informacionin për zgjerimin e sistemit të mikro-mësimit, Qeveria e miratoi në seancën e fundit.

 

 

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

 


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2158
[2] http://mioa.gov.mk/?q=mk/knowledge-pulse