Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > Promovimi i planit nacional operativ broadband (brezgjërë)

Promovimi i planit nacional operativ broadband (brezgjërë) [1]

Shkup, 17 janar 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, sot organizoi debat publik në të cilin u prezantua version i punës së Planit nacional operativ broadband (PNOB).

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, iu referua përmbajtjes së dokumentit, ndërsa foli për përpjekjet e Qeverisë për realizimin e masave dhe aktiviteteve të parapara.

,,PNOB është dokument strategjik i shtetit. Arritja e qëllimeve nacionale broadband (brezgjërë) do të sigurojë mundësi për transforminin digjital të shoqërisë. Ndryshim rrënjësor i ndryshimit të mënyrës sonë të jetesës, të menduarit, komunikimit dhe bërjes së biznesit. Masat dhe aktivitetet në PNOB nuk duhet të jenë të izoluara dhe të paraqesin qëllime për veten e tyre. Ato duhet të jenë të ndërlidhura dhe në përputhje me politikat e tjera strategjike shtetërore në mënyrë që ta arrijnë qëllimin përfundimtar, me qëllim që të sigurojnë një jetë më të mirë për qytetarët", theksoi ministri Mançevski.

Duke folur për përfitimet për të gjithë qytetarët për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në PNOB, Ministri Mançevski iu referua rregullimit të çmimeve dhe rëndësisë së ofrimit të një tregu konkurrues dhe të besueshëm.

,,Një nga sfidat kryesore, sigurisht do të jetë sigurimi i qasjes së internetit ultra të shpejtë për përdoruesit përfundimtarë në zonat e bardha. Zonat e bardha janë tregues i pengesës digjitale në vend dhe shteti duhet të sigurojë mënyrën se si të tejkalohet. Prandaj në PNOB, është parashikuar që në zonat e bardha, NP Radiotelevizioni difuziv me kërkesë të shfrytëzuesve përfundimtar t’ju sigurojë lidhje optike, por diku edhe pa tela, dhe nëpërmjet operatorëve të njejtë t’ju sigurojë qasje në internet ultra të shpejtë. Thelbësore është ndërtimi, shfrytëzimi i qasjes së infrastrukturës optike të mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, në përputhje me Rekomandimet e BE-së për ndihma shtetërore. Asnjë operator nuk duhet të vendoset në pozitë të privilegjuar në treg. Kjo duhet të garantohet. Për të konfirmuar këtë, teksti i PNOB do të dorëzohet për shqyrtim në BE", njoftoi Ministri Mançevski, duke theksuar se çmimet për qasje në internet ultra të shpejtë për familjet në zonat e bardha duhet të jenë të pranueshme për qytetarët.

Siç tha ministri Mançevski, qëllimi nuk do të arrihet nëse shpenzojmë fonde publike serioze për ndërtimin e rrjeteve në zonat e bardha dhe pastaj ato të mos përdoren.

Për të parandaluar mospërdorimin e rrjeteve në PNOB, është e paraparë që operatori të mund ta përdorë infrastrukturën optike shtetërore, vetëm nëse familjeve u siguron një çmim për qasje në internet ultra të shpejtë (> 100 Mbps) deri në 2% të pagës mesatare në rajonin përkatës të planifikuar. Me shumat e sotme të pagave mesatare, kjo do të thotë një çmim prej rreth 400-500 denarë, varësisht nga rajoni.

Përveç kësaj, për të inkurajuar përdorimin e internetit ultra të shpejtë, TVSH-ja, është e paraparë të zvogëlohet nga 18% në 5%. Kjo masë parashikohet të futet në 10 vitet e ardhshme. Për familjet në zonat e bardha që kanë të ardhura më të ulëta se paga mesatare mujore, propozojmë që Qeveria të ofrojë ndihmë financiare në formën e pagesës për abonimin e vitit të parë për qasje në internet ultra të shpejtë.

,,Fondet publike të cilat shteti duhet t’i sigurojë, me qëllim që në dhjetë vitet e ardhshme t’i ndërtojë rrjetet, të cilat janë dhjetëra miljona euro, ndoshta si fillim duken shumë, por dilema të njejta ose të ngjashme ka pasur edhe në fillimet e proceseve të elektrifikimit, që ishte përsëri bazë e revolucionit të dytë industrial. Prandaj, sigurimi i fondeve publike duhet të shikohen si parakusht për sigurimin e transformimit digjital të shtetit. Kjo është mënyra e vetme që institucionet dhe shërbimet t’i afrojmë tek qytetarët dhe ata të kenë mundësi për qasje kualitative në arsim dhe informacione. Ky është dokument strategjik, i cili duhet të ndikojë edhe në uljen e emigrimit nga vendi, përkatësisht të zonave rurale”, përfundoi ministri Mançevski.

Në debatin publik, u drejtuan edhe Dimitar Bukovallov nga MSHIA dhe Cvetanka Kuzmanovska nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), të cilët iu referuan përmbajtjes së dokumentit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën gjithëpërfshirjen e procesit në dokument, hapjen e MSHIA-së për të diskutuar si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.

Komentet dhe vërejtjet e marra në debatin publik si dhe ato të cilat do të arrijnë në MSHIA deri në fund të janarit, do të shqyrtohen në kuadër të grupit punues, me çka do të finalizohet Plani nacional operativ broadband (brezgjerë). Qëllimi ynë është që gjatë muajit shkurt të miratohet në seancë të Qeverisë.

Мinistria e shoqërisë informatike dhe administratës


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2160