Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > Zëvendësministri Bajdevski në vizitë pune në Talin, Estoni

Zëvendësministri Bajdevski në vizitë pune në Talin, Estoni [1]

Тalin, 27 mars 2019

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski gjendet në vizitë pune në Talin, Estoni.

Ai, bashkë me përfaqësuesit e MSHIA-së, sot realizoi takim me Piter Urb-in, shef i njësisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, RIA dhe me Uku Sarekano, udhëheqës i Departamentit për siguri kibernetike.

Delegacioni i kryesuar nga zëvendësministi Bajdevski, realizoi takim edhe me Andrush Kaarelson, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të RIA-së, Sandra Sarav, drejtoreshë e çështjeve globale në Departamentin e sistemeve shtetërore dhe Janek Rozov, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë dhe komunikimeve – njësia për zhvillim dhe shërbim të shoqërisë informatike.

Në fund të ditës së sotme të punës, Bajdevski u takua edhe me Piret Sarti-n, udhëheqës i Departamentit për regjistrin e tokave, Qendra për regjistrin dhe sistemet informatike (RIK). 

Vizita e delegacionit të MSHIA-së, në Talin të Estonisë, vazhdon edhe nesër.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/2445