Published on Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (https://mioa.gov.mk)

Home > KUMTESË

KUMTESË [1]

Shkup, 9 mars 2021

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua vendimi për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në intervalin kohor prej në ora 22:00 deri në ora 05:00 të ditës së ardhshme, duke filluar prej më datë 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më datë 22 mars 2021 (e hënë).

Prej lejeve të lëvizjes të cilat Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, i lëshoi gjatë vitit të kaluar, vazhdojnë të vlejnë vetëm lejet e lëshuara me kërkesë të personave juridik/institucioneve, përkatësisht për lëvizjen e personave fizik vetëm për nevoja zyrtare.

Të gjithë personat fizik, të cilët e kanë marrë lejen për qëllime zyrtare, të njëjtën mund ta printojnë nga adresa e tyre e e-mailit. Ju rikujtojmë se lejet u dërguan prej adresës elektronike:  notification@uslugi.gov.mk [2].

Të punësuarit në polici, armatë, shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë, institucionet shëndetësore, lëvizin lirshëm vetëm për qëllime zyrtare.

Nuk lejohet që personat fizik të lëvizin gjatë kohës së orës policore për nevoja private, përveç në raste urgjente si (përkujdesje mjekësore, aeroport, transport ndërkombëtar të udhëtarëve), të njejtët duhet të lajmërohen paraprakisht në shërbimin 192 në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Operatorët ekonomik duhet ta shfrytëzojnë Formularin për dhënien e lejeve për lëvizje të cilin e kanë shfrytëzuar gjatë Gjendjes së jashtëzakonshme, për nevojat e të punësuarve të tyre dhe për këtë ta njoftojnë Inspektoratin shtetëror të punës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për vërtetime të reja, nevojitet që personat juridik/institucionet të parashtrojnë kërkesë për leje nëpërmjet portalit: uslugi.gov.mk. Lejet për lëvizje të të punësuarve në institucione, media, furra të bukëve/byrektore, shërbimet e varrimit, farmacitë dhe mjekët, në portalin: uslugi.gov.mk, për të punësuarit e tyre, i parashtron udhëheqësi i institucionit/drejtori/personi i autorizuar në Regjistrin Qendror.

Të gjitha pyetjet shtesë, të cilat mund t’i keni sa i takon lejeve të lëvizjes, mund t’i parashtroni në adresën elektronike: leje@mioa.gov.mk  [3]dhe dozvoli@mioa.gov.mk [3]

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 


Links
[1] https://mioa.gov.mk/?q=sq/node/3264
[2] mailto:notification@uslugi.gov.mk
[3] mailto:dozvoli@mioa.gov.mk