Shpërndaje:

INFORMACIONE

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për  Udhëheqjen e Sektorit të Sigurisë - DCAF (DCAF Geneva Center for Security Sector Governance), në periudhën dhjetor 2022 - mars 2024, për administratën publike të Maqedonisë, organizon dhe ju fton të merrni pjesë në  trajnimin bazë online falas për nëpunësit administrativ me temën "Higjiena Kibernetike".

Të nderuar,

Në pajtim me nenin 58 paragrafi (1) të Ligjit për nëpunës administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 , 11/18 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 275/19, 14/20, 215/21 dhe 99/22), për miratimin e Planit vjetor të trajnimit për nëpunës administrativ nga organet dhe institucionet nga Neni 3 paragrafi (1) i të njëjtit ligj, dhe pas mendimit të marrë paraprakisht nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ju rikujtojmë për përmbushjen në kohë të obligimit ligjor.

Shkup, 01 dhjetor 2020 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ju rikujton në obligimin ligjor të nenit 58 paragrafi një (1) i Ligjit të Nëpunësve Administrativë (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16, 11/18 dhe të „ Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.275/19 dhe 14/20), për miratimin e Planeve vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë nga ana e institucioneve nga neni 3 paragrafi 1 i të njëjtit ligj dhe me mendimin e marrë më parë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.