Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Udhëheqjen e Sektorit të Sigurisë - DCAF (DCAF Geneva Center for Security Sector Governance), në periudhën dhjetor 2022 - mars 2024, për administratën publike të Maqedonisë, organizon dhe ju fton të merrni pjesë në trajnimin bazë online falas për nëpunësit administrativ me temën "Higjiena Kibernetike".
INFORMACIONE
|
Të nderuar, Në pajtim me nenin 58 paragrafi (1) të Ligjit për nëpunës administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 , 11/18 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 275/19, 14/20, 215/21 dhe 99/22), për miratimin e Planit vjetor të trajnimit për nëpunës administrativ nga organet dhe institucionet nga Neni 3 paragrafi (1) i të njëjtit ligj, dhe pas mendimit të marrë paraprakisht nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ju rikujtojmë për përmbushjen në kohë të obligimit ligjor. |
|
Shkup, 01 dhjetor 2020 Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ju rikujton në obligimin ligjor të nenit 58 paragrafi një (1) i Ligjit të Nëpunësve Administrativë (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16, 11/18 dhe të „ Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.275/19 dhe 14/20), për miratimin e Planeve vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë nga ana e institucioneve nga neni 3 paragrafi 1 i të njëjtit ligj dhe me mendimin e marrë më parë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës. |