Shkup, 15 dhjetor 2022
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti sot e priti në një takim pune drejtorin e Agjencionit për zbatimin e gjuhëve- z.Ylber Sela, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në drejtim të efikasitetit të institucioneve publike, duke siguruar dhe lehtësuar procedurat institucionale përmes zbatimit të gjuhës shqipe , për të qenë sa më produktiv dhe më afër qytetarëve.