Shpërndaje:

NJOFTIM PËR SHTYP

Shkup, 9 dhjetor 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti, sot priti në takim pune përfaqësuesen e IOM -Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe UNFPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonjën Sonja Bozhinovska Petrushevka, e cila ofroi përkrahje për MSHIA-në në përforcimin e mëtejshëm në procesin e grumbullimit, analizës dhe shkëmbimit të të dhënave nëpërmjet portalit uslugi.gov.mk

Shkup, 9 dhjetor 2022

MSHIA i bashkëngjitet fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke shprehur vullnetin dhe mbështetjen e plotë në këtë nismë, në ngritje të ndërgjegjësimit ndaj çdo akti të dhunës, për t’i dhënë fund këtij kulti jo human, pasojat e të cilit prekin një shoqëri të tërë.

Bruksel, 6 dhjetor 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në kuadër të procesit të screening-ut, sot në Bruksel, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Shkup, 1 dhjetor 2022

Prezantimi i versionit të ri të Projekt-Strategjisë së Reformave të Administratës Publike (2023 – 2030) dhe diskutimit në lidhje me këtë temë, ishte qëllimi i organizimit të sotëm i Debatit Publik të MSHIA-së, i mbështetur nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA).

Shkup, 1 dhjetor 2022

Në procesin e krijimit të një strategjie të suksesshme të sigurisë kibernetike, lind nevoja për të përcaktuar qëllimet e sigurisë dhe për të përcaktuar nëse përgjegjësitë janë caktuar siç duhet në ruajtjen e sigurisë dhe ndërtimin e një Interneti të sigurt për shtetin dhe qytetarët tanë. Për të pasur një strategji të suksesshme, është e nevojshme të krijohet ajo në partneritet dhe në përputhje me të gjithë aktorët e shoqërisë sonë.

Ju rikujtojmë, se MSHIA-ja si bartëse e procesit të përpilimt të Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike, ka pregaditur dokumentin për diskutim në platformën ENER..

Shkup, 30 nëntor 2022

Studentët e Fakultetit Juridik pranë Univeristetit FON, sot ishin në vizitë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të mirëpritur nga ministri Admirim Aliti, ku nga afër u njohën me punën dhe me politikat e ministrisë.

Shkup, 29 nëntor 2022

,,Me ftesë të drejtoreshës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike – Sanja Llukarevska, kisha kënaqësinë që të marr pjesë në takimin solemn, të organizuar për nder të Ditës së të Punësuarve Tatimorë.

Shkup, 29 nëntor 2022

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, sot u takua me  përfaqësuesit e Sindikatës së Administratës Shtetërore ku diskutuajn mbi ligjet dhe problematikat që tangojnë nëpunësit administrativ.

Shkup, 29 nëntor 2022

Hartimi i Planit Nacional për Udhëheqjen me Kualitet në Sektorin Publik 2023 – 2025, ishte tema e takimit të punës së ditës së sotme, të zhvilluar ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Aytug Gokse – Përfaqësues i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Pages