PIKË INFORMIMI PËR T’U OFRUAR KËSHILLA PRAKTIKE AUTORITETEVE PUBLIKE MBI ZBATIMIN E LPPA

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 23.07.2015-të, miratoi Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative (në tekstin në vijim, LPPA) dhe hyri në fuqi 8 ditë pas miratimit të tij. Ligji parashikonte shtyrjen për një vit, me përjashtim të dispozitave në lidhje me komunikimin ndërmjet autoriteteve publike për të cilat ishte parashikuar një zbatim i shtyrë për një periudhë prej gjashtë muajsh. Ligji filloi të zbatohet më 31.07.2016.

Ligji për për procedurë të përgjithshme administrative rregullon punën e administratës dhe marrëdhëniet e saj me qytetarët. Në të kaluarën, sfida kryesore e ligjit ishte respektimi i parimit të shtetit ligjor, sipas së cilit aktet juridike duhet të bazohen në rregulloren ligjore pozitive. Në këtë mënyrë, në kushte të kufizimit të qeverisjes autoritare të administratës, garantohet parashikueshmëria e akteve administrative, siguria ligjore dhe sundimi i së drejtës.

Megjithatë, Ligji bashkëkohor për procedurën e përgjithshme administrative duhet t’i përgjigjet sfidave lidhur me ndryshimet kulturore, teknologjike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit. Një nga këto ndryshime mund të përshkruhet si barazi më e madhe ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe qytetarëve. Administrata bashkëkohore nuk e sheh më qytetarin si të nënshtruar ndaj autoriteteve publike. Për administratën e sotme, qytetari paraqet vlerë. Ndryshimi tjetër është mënyra e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarit si rezultat i zhvillimit të shpejtë dhe revolucionar të teknologjisë informatike dhe komunikative, si dhe rritjes dhe përshpejtimit të ndjeshëm të të gjitha llojeve të marrëdhënieve të rregulluara në shoqëri.

Me qëllim të avancimit të zbatimit të LPPA, si dhe efikasitet më i madh dhe  komunikim më i thjeshtë me institucionet, në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës është formuar ekip i nëpunësve shtetërorë të cilët janë përgjegjës për implementimin e LPPA, është përgatitur pike informimi (helpdesk) për t’u ofruar këshilla praktike  autoriteteve publike  mbi zbatimin e LPPA nëpërmjet linkut - www.mioa.gov.mk/?q=sq/zoup, në të cilin personat e autorizuar ose udhëheqësit e njësive ose sektorëve për procedura administrative mund të drejtohen me anë të postës elektronike tek autoritetet publike duke parashtruar pyetje për probleme me të cilat përballen në lidhje me zbatimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.

Njëkohësisht, ju orientojmë se në këtë link janë dhënë të gjitha dokumentet të cilat mund t’ju ndihmojnë rreth përgjigjes së pyetjes suaj ose paqartësive të caktuara në lidhje me zbatimin e LPPA. Nëse përgjigjja juaj nuk është përfshirë në asnjërin nga dokumentet e bashkëlidhura, Ju udhëzojmë që pyetjen tuaj ta parashtroni në linkun e mësipërm, duke përzgjedhur titullin, përkatësisht kreun e LPPA në lidhje me pyetjen tuaj.